• e shtunë, 23 nëntor 2024

Cipras e kumtoi programin e SYRIZA-s për "prosperitet të shoqërisë"

Cipras e kumtoi programin e SYRIZA-s për

Athinë, 8 qershor 2023 (MIA) - Rrogë minimale prej 880 eurove, rritje për 10 për qind të rrogave në sektorin publik; kthim të pensionit të 13-të; ulje të TVSH-së të prodhimeve ushqimore; parasheh, mes tjerash, programi ekonomik i partisë opozitare greke SYRIZA për "prosperitet për të gjithë", lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Lideri i partisë, Aleksis Cipras mbrëmë i prezantoi shtatë hapat nga programi "Greqia 2027", përkatësisht, siç tha, "planin strategjik që do të mundësojë politika të fuqishme publike në mënyrë që të garantohet prosperiteti social për të gjithë, jo vetëm për të fuqishmit dhe të privilegjuarit".

Hapi i parë, sipas Ciprasit, është ripërtëritja e modelit prodhues dhe zhvillimor për zhvillim të drejtë, të qëndrueshëm dher të gjelbër, i dyti - rritja e të ardhurave, i treti është i fokusuar tek të punësuarit dhe e drejta e punës, hapi i katërt është sistem i ri dhe i fuqishëm shëndetësor, i pesti është prëforcimi i aistemit arsimor, i gjashti - mbrojtje sociale për të gjithë, ndërsa hapi i shtatë ka të bëjë me çështjen banesore.

Në prag të zgjehdjeve më 25 qershor, Cipras theksoi se qytetarët nuk do të vendosin vetëm për Qeverinë e ardhshme, kryeministrin e ardhshëm dhe përbërjen e Parlamentit, por do të vendosin për vetë të ardhmen e shtetit.

"Nuk vendosim vetëm për atë se kush do të jetë fituesi, e kush humbësi. Vendosim kush dhe si do ta drejtojë shtetin në katër vitet në vijim. përkatësisht vendosim për të ardhmen tonë dhe jetët tona", porositi Cipras. ab/

Foto: SYRIZA

 

QËNDRONI TË LIDHUR