• e shtunë, 23 nëntor 2024

Cikloni "Eshli" do ta kaplojë Rumaninë - mundësi për vërshime të reja gjatë fundjavës

Cikloni

Bukuresht, 27 shtator 2024 (MIA) - Rumania do të goditet nga moti i lig gjatë fundjavës. Është dhënë kod i verdhë dhe portokalli për reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe stuhi. Meteorologët parashikojnë deri 100 litra shi në metër katror, që mund të shkaktojë vërshime të reja. Temperaturat do të zbresin prej 30 në 15 gradë Celsius.

"Këtë fundjavë, Rumania do të kaplohet nga kushtet ekstreme të motit. Cikloni 'Eshli' do ta kalojë vendin nga perëndimi drejt lindjes, me kulminacion të dielën në mbrëmje në Bukuresht dhe qarqet përreth", deklaroi drejtoresha e Shërbimit meteorologjik nacional, Elena Mateesku.

Ministri i Mjedisit Jetësor, Mirça Feket, paralajmëroi se gjendja mund të shkaktojë situata të ngjashme si me vërshimet në Galac, kur shtatë persona e humbën jetën për shkak të ciklonit "Boris". Autoritetet i zgjeruan vëzhgimet ndaj presioneve të Danubit, ndërsa vendimi për evakuim do të sillet pas takimit në komisionit qeveritar për gjendje të jashtëzakonshme.

Administrata rumune për ujëra paralajmëroi se nëse rrjedha e Danubit tejkalon 15.000 metra kub në sekondë, mund të vijë deri te vërshimi i autostradës Soareluj. ab/

foto: arkivi/ilustrim

QËNDRONI TË LIDHUR