• e shtunë, 28 dhjetor 2024

CIA propozon marërveshje të re për armëpushim në Gazë: Tetë pengj për dhjetëra palestinezë

CIA propozon marërveshje të re për armëpushim në Gazë: Tetë pengj për dhjetëra palestinezë

Uashington, 29 tetor 2024 (MIA) - Drejtori i Agjencisë zbuluese qendrore (CIA) të SHBA-së, Uiliam Bërns njoftoi se Hamasit do t'i dërgohet një propozim i ri për armëpushim të përkohshëm në Rripin e Gazës.

Marrëveshja, e cila parashikon ndërprerje të luftimeve prej 28 ditëve, përfshin lirimin e tetë pengjëve nga ana e Hamasit në këmbim për lirimin e dhjetëra palestinezëve nga burgjet izraelite, njoftoi portali amerikan Aksios, duke iu referuar tre burimeve anonime izraelite.

Bërns e ka prezantuar planin e tij gjatë fundjavës, në takimin në Doha, ku kanë marrë pjesë zyrtarë të Izraelit dhe Katarit.

Në kuadër të marrëveshjes, Hamasi do të lironte "tetë gra nga të gjitha moshat ose burra mbi 50 vjeçarë", ndërsa Izraeli të pajtohet për armëpushium të përkohshëm.

Megjithatë, sipas deklaratës së një përfaqësuesi të lartë izraelit, Hamasi kërkon armëpushim, i cili do ta hapte rrugën për tërheqje të tërësishme të Izraelit, e nëse asnjë palë nuk i zbut pozitat e veta, marrëveshja nuk do të arrihet.

Ky propozim për armëpushim, sipas Aksios, do të mund ta ndërpresë bllokadën dymujore në negociatat për armëpushim, t'i përmirësojë kushtet humanitare në Rripin e Gazës dhe të hapë mundësi për arritjen e marrëveshjes së përgjithshme paqesore. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR