• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ceremonia e varrimit të Hanias mbahet nesër në Teheran

Ceremonia e varrimit të Hanias mbahet nesër në Teheran

Teheran, 31 korrik 2024 (MIA) - Ceremonia e varrimit të liderit të vrarë politik të Hamasit, Ismail Hania, pritet të mbahet nesër në Teheran, pas së cilës lideri palestinez do të varroset në Katar, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve.

Garda Revolucionare e Iranit  këtë mëngjes kumtoi se Hanie dhe truproja e tij u vranë në Teheran, ku lideri i Hamasit po merrte pjesë në inaugurimin e presidentit iranian Masud Pezeshkian.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, por ka dyshime se pas vrasjes qëndron Izraeli, i cili më parë është zotuar të vrasë liderët e Hamasit për sulmin e grupit të 7 tetorit.

Udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollah Ali Hamnei shprehu ngushëllimet e tij për besimtarët myslimanë dhe popullin palestinez pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Hania, duke thënë se hakmarrja ndaj Izraelit ishte detyrë e Teheranit.

Hamasi e quajti vrasjen në sulmin ajror të supozuar një "përshkallëzim serioz" dhe kërcënoi një "luftë për çlirimin e Jerusalemit". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR