• e enjte, 26 dhjetor 2024

Centrali bërthamor Zaporozhje kaloi në furnizim me energji rezervë

Centrali bërthamor Zaporozhje kaloi në furnizim me energji rezervë

Moskë, 22 maj 2023 (MIA) - Centrali bërthamor Zaporozhje është çkyçur bga furnizimi i jashtlm në territorin e Ukrainës dhe kaloi në gjeneratorë dizel, ceket në kumtesën e centralit të publikuar në Telegram.

"Për shkak të çkyçjes së përçuesit të lartë prej 750 kilovoltëve, centrali bërthamor Zaporozhje e humbi furnizimin e jashtëm me energji elektrike. Fuqinë për nevoja vetanake e sigurojnë gjeneratorët dizel ... Nuk ka radiacion të shtuar në vendin e centralit bërthamor", ceket në kumtesë.

Zaporozhje është centrali më i madh bërthamor në Evropë, me gjashtë blloqe. Stacioni nuk prodhon rrymë prej 11 shtatorit të vitit të kaluar. Pesë reaktorë janë në regjim të ftohtë, ndërkaq njëri punon për t'i përmbushur nevojat e elektranës.

Nga marsi i vitit të kaluar centrali bërthamor Zaporozhje është nën kontroll të forcave ruse, ndërsa nga 1 shtatori i vitit të kaluar atje kujdestarojnë disa ekspertë nga Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB), të cilët ndërrohen në mënyrë periodike. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR