• e enjte, 26 dhjetor 2024

CEMI: Deri në orën 11 kanë votuar 16.3 për qind e votuesve në Mal të Zi

CEMI: Deri në orën 11 kanë votuar 16.3 për qind e votuesve në Mal të Zi

Podgoricë, 11 qershor 2023 (MIA) - Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi, deri në orën 11:00 kanë votuar 16.3 për qind e votuesve, njoftoi Qendra për Monitorim dhe Hulumtim (CEMI).

Sipas të dhënave të kësaj organizate joqeveritare, në pjesën veriore të Malit të Zi deri në orën 11:00 kanë votuar 15,.9 për qind, në pjesën qendrore 17.2 për qind dhe në atë jugore 14.8 për qind.

 Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 në të njëjtën periudhë ka qenë 35.4 për qind, ndërsa në vitin 2016 ka qenë  20.7 për qind

 Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në maj, deri në orën 11:00  në votim kanë dalë  20.1 për qind e votuesve.

 Të drejtë vote në zgjedhje kanë 542.468 qytetarë, ndërsa qendrat e votimit janë të hapura deri në orën 20:00. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR