• e shtunë, 23 nëntor 2024

Caktohet orari i intervistimit të kandidatëve për eurokomisarë para komiteteve të PE-së

Caktohet orari i intervistimit të kandidatëve për eurokomisarë para komiteteve të PE-së

Bruksel, 11 tetor 2024 (MIA) - Konferenca e kryetarëve të Parlamentit Evropian që e përbëjnë kryetarja Roberta Mecola dhe njerëzit e parë të grupeve parlamentare, ka miratuar orarin e intervistave të kandidatëve për anëtarë të Komisionit Evropian.

Procedura do të fillojë më 4 nëntor (14:30) me intervistimin e anëtarit më jetëgjatë në Komisionin Evropian dhe zëvendëskryetar aktual për Planin e gjelbër dhe marrëdhënie ndërinstitucionale, diplomatin sllovak Maros Shefçoviq i cili tani është kandidat për eurokomisar për tregti, siguri ekonomike, marrëdhënie ndërinstitucionale dhe transparencë. Ai do të intervistohet dhe të merret pëlqim nga anëtarët e komiteteve të Tregtisë ndërkombëtare (INTA) dhe Çështjeve kushtetuese (AFCO). Në seancë janë ftuar edhe anëtarët e Komisioneve për punë të jashtme (AFET), Tregun e brendshëm dhe mbrojtjen e konsumatorëve (IMCO), për parashtresa (PETI), zhvillim (DEVE) dhe Çështje juridike (JURI), por ata nuk do të kenë të drejtë të vendosin për miratimin e Shefçoviçit.

Të njëjtën ditë në të njëjtin orë (4 nëntor, ora 14:30), anëtarët e Komitetit për kulturë dhe arsim (CULT) do të intervistohet Glen Mikalef nga Malta i cili është kandidat për eurokomisar për barazi, kulturë, rini dhe sport. 

Pastaj më 4 nëntor (18:30) do të intervitsohen edhe kandidatët për eurkomisarë për bujqësi dhe ushqim, Kristof Hansen nga Luksemburgu dhe për transport dhe turizëm, greku Apostolis Xixikostas. 

Më 5 nëntor në orën 9:00 duhet të fillojë intervistimi për eurokomisaren për hulumtim dhe inovacione, bullgaren Ekaterina Zaharieva para anëtarëve të Komitetit për industri, kërkim dhe energji (ITRE) në prani të kolegëve të saj nga KULT.

Në të njëjtën kohë është caktuar edhe intervistimi i irlandezit, Majkëll Mekgrat i cili është kandidat për komisar për demokraci, drejtësi dhe sundim të së drejtës, para Komiteteve LIBE, IMCO dhe JURI ku do të marrin pjesë edhe anëtarë të AFCO dhe KULT dhe komiteteve për buxhet (BUDG), për kontroll buxhetor (CONT) dhe për të drejtat e grave dhe barazi gjinore (FEMM).

Më 6 nëntor, në orën 9.00, do të fillojnë intervistat me portugezen Maria Luis Albukerke, kandidate për eurokomisare për shërbimet financiare, kursime dhe investime para anëtarëve të ECON të ndihmuar nga kolegët e IMCO dhe LIBE, si dhe të Haxha Labib nga Belgjika e cila është e nominuar për të menaxhuar departamentin për përgatitje dhe menaxhim të krizave para DEVE, FEMM, LIBE dhe ENVI, ku do të marrin pjesë përfaqësues të EMPL dhe Nënkomitetit për shëndet publik (SANT).

Më 7 nëntor nga ora 14:30 janë caktuar seancat për polakun Pjotr Serafin, kandidat për eurokomisar për buxhetin, luftë kundër mashtrimeve dhe administratën publike, para BUDG dhe CONT ku do të marrin pjesë eurodeputetë nga LIBE dhe JURI, si dhe letonezi Valdis Dombrovskis, kandidat për eurokomisar për ekonomi, produktivitet, implementim dhe thjeshtësim, para EKON dhe JURI së bashku me anëtarët e BUDG, AFCO, EMPL, IMCO dhe FISC.

Termini i fundit- 12 nëntor në orën 18:30 është rezervuar për spanjollen Tereza Ribera Rodrigez dhe finlandezen Hena Virkunen. Rodrigez e cila është propozuar për kryetare ekzekutive të KE-së për tranzicion të pastër, të drejtë dhe konkurrues dhe eurokomisare për konkurrencë do të intervistohet nga anëtarë të ENVI, EKON dhe ITRE bashkë me eurodeputetë nga IMCO, EMPL, TRAN, REGI dhe AGRI.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR