• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bytyqi: Turizmi alternativ dhe adrenalin e kanë bërë Krushevën një destinacion turistik të njohur ndërkombëtarisht

Bytyqi: Turizmi alternativ dhe adrenalin e kanë bërë Krushevën një destinacion turistik të njohur ndërkombëtarisht

Shkup, 13 maj 2023 (MIA)- Krusheva sot është një destinacion i njohur turistik për adhuruesit e adrenalinës dhe turizmit alternativ si nga vendi ashtu edhe nga jashtë, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi.

Zëvendëskryeministri Bytyqi vizitoi komunën e Krushevës ku së bashku me kryetarin e komunës Tome Hristoski analizuan punën e bërë nga programi për mbështetjen e konkurrueshmërisë lokale dhe rajonale në turizëm (PKLR) i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Me kënaqësi dëgjoj se projekti i realizuar për rindërtimin e sallës sportive me rreth 45 milionë denarë, i siguruar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, tërheq ekipet kombëtare dhe klubet për stërvitje në lartësi këtu në Krushevë, si dhe turistë të tjerë që tërhiqen nga përmbajtjet që ofron salla sportive, në të cilën përmes projektit për konkurrueshmëri lokale dhe rajonale në turizëm është vendosur shkëmbi me mure për boldering dhe ngjitje, si dhe janë shënuar shtigje për biçikleta në gjatësi totale prej 40 km, janë vendosur dyqane për suvenire në Gumenjë”, tha Bytyqi pasi me kryetarin e komunës Hristoski bëri një xhiro të projekteve të përfunduara të PKLR-së, përmes të cilave është kryer pajisja dhe trajnimi i 13 pjesëtarëve të shërbimit të shpëtimit, pjesë e nënprojektit Rrethi i adrenalinës - zhvillimi i turizmit të aventurës në Krushevë.

“Me këtë janë krijuar përmbajtje të reja, tërheqëse për turistët që vijnë në Krushevë jo vetëm nga vendi, por edhe nga rajoni dhe më gjerë, gjë që ndikon me sukses në rritjen e turizmit, që rezulton në rritjen e ofertës turistike dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Ne nuk kemi det për turizëm masiv, por kemi mundësi të mrekullueshme për zhvillimin e turizmit alternativ, për të cilin dashamirët e adrenalinës tashmë e njohin Krushevën si një destinacion të tillë me klimë të përshtatshme dhe peizazhe tërheqëse”, tha Bytyqi.

Zëvendëskryeministri Bytyqi në fund shtoi se Qeveria gjithmonë do të mbështesë iniciativa të tilla, të cilat potencialin tonë turistik do ta bëjnë konkurrues ndërkombëtarisht për të tërhequr sa më shumë turistë dhe për ta promovuar vendin si destinacion atraktiv turistik.

“Përfitimet për ekonominë tonë vendase nga investimet e bëra në kuadër të Projektit për Konkurrueshmëri Lokale dhe Rajonale janë të shumëfishta: Rritja e numrit të turistëve, atyre vendas, dhe turistëve nga e gjithë bota, kjo rezulton në nevojën për vende të reja pune, të reja, mundësi zhvillimi dhe të ardhura më të mëdha për ekonominë tonë”, tha Bytyqi.

Në deklaratën e tij, kryetari i komunës Tome Hristoski tha se Krusheva ka një nga 14 historitë më të suksesshme në kuadër të projektit të PKLR-së, përmes të cilit qyteti promovohet me sukses.

“Projekti i përmbushi qëllimet e tij. Krusheva është kthyer në një destinacion turistik tërheqës, joshës, që po rritet dita ditës. Ka përmirësuar përmbajtjet, kapacitetet e marketingut dhe gjithsesi edhe sigurinë. Si rezultat i projektit, Krusheva fitoi vegla të përmirësuara për tërheqjen e turistëve në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar, si dhe plotësimin e nevojave për adrenalinë të lartë që kërkojnë mysafirët. Përfitimet janë të mëdha, Krusheva është bërë një destinacion gjatë gjithë vitit, i sigurt dhe tërheqës për turistët nga e gjithë bota”, tha Hristoski.

 

QËNDRONI TË LIDHUR