• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bytyqi dhe Shkrijelj: Nuk është koha për bojkot apo heshtje, por për një votë me të cilën do të heshtim retorikën nacionaliste!

Bytyqi dhe Shkrijelj: Nuk është koha për bojkot apo heshtje, por për një votë me të cilën do të heshtim retorikën nacionaliste!

Shkup, 29 prill 2024

“Nuk është koha për bojkot apo heshtje, por për një votë për të mposhtur frikën e diversitetit dhe për të heshtur nacionalistët më 8 maj, qëndroni krah për krah me ne në ndërtimin e një shoqërie ku nuk do të ketë përçarje”, thonë ata në një video adresim për të gjithë publikun progresiv, Fatmir Bytyqi dhe Sanela Shkrijelj, kandidatë për deputetë të Koalicionit për një të ardhme evropiane nga Njësia Zgjedhore Nr. 2.

Bytyqi premton një të ardhme në të cilën do të ketë vend për të gjithë, në të cilën të gjithë do të pranohen me dinjitet.

“Maqedonia është shumë më tepër se çdo parti politike, është e të gjithë neve, boshnjakëve, shqiptarëve, maqedonasve, serbëve, turqve, romëve, vllehëve, torbeshëve... - të gjithë neve që luftojmë për një shtet evropian dhe që jemi më shumë, edhe shumë më tepër se sa ishim në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Ju bëj thirrje të qëndroni krah për krah me ne në ndërtimin e një shoqërie në të cilën çdo fije e ndryshme është endur në pëlhurën e unitetit. Aty ku nuk do të ketë më ndarje të gdhendura në gur, nuk do të ketë mure që na ndajnë.”, thotë në adresimin e saj kandidatja për deputete, Shkrijelj.

Në fund të video adresimit, nënkryetar i LSDM-së dhe bashkëbartës i listës së kandidatëve për deputetë nga Njësia Zgjedhore Nr. 2, nga “Koalicioni për Ardhmëri Evropiane, Bytyqi tha - “në Maqedoninë tonë, etnia, besimi dhe ideologjia kryqëzohen - jo si linja beteje, por si aleatë në një të ardhme të përbashkët evropiane.”.

Ky adresim u nda edhe me video mesazhe në gjuhën amtare të kandidatëve për deputetë, shqip dhe boshnjakisht, përmes të cilave konfirmojnë përkushtimin për një shoqëri për të gjithë.

Linku për video adresimin: 

Fatmir Bytyqi dhe Sanella Shkrijel kandidatë për deputetë të Koalicionit për të Ardhme Evropiane nga Njësia Zgjedhore 2

Qendra për Komunikime e LSDM-së

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR