• e enjte, 26 dhjetor 2024

Buxheti i Shqipërisë për vitin 2024 i projektuar në mbi 7 miliardë euro

Buxheti i Shqipërisë për vitin 2024 i projektuar në mbi 7 miliardë euro

Tiranë, 27 tetor 2023 (MIA) - Ministri i Ekonomisë së Shqipërisë, Ervin Mete, në një deklaratë për mediat ka deklaruar se në mbledhjen e sotme të Këshillit të ministrave, është miratuar projektbuxheti për vitin 2024. 

Ai deklaroi se ky projektbuxhet vendos një nivel të ri lidhur me planifikimin e shpenzimeve publike që tejkalojnë 7 miliardë euro.

Ministri shtoi se 39 mld lekë do shkojnë për rritjen e pagave, me synimin që brenda vitit 2024 të arrihet qëllimi për pagën mesatare 900 euro.

Sot, në mbledhjen e Këshillit të ministrave, kemi miratuar Projektbuxhetin 2024, i cili vendos një nivel të ri lidhur me planifikimin e shpenzimeve publike që tejkalojnë 7 miliardë euro. 

Projektbuxheti mbështet zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, nxitjen e punësimit dhe mbrojtjen sociale, duke synuarnëtënjëjtënkohëbalancën e duhurtëekuilibravemakroekonomikë dhe fiskalë.

Siç vlerësoi sot edhe FMN, ekonomia shqiptare shfaqet si një nga ekonomitë më rezistente të rajonit, duke hyrë tashmë në një fazë te re. Konjuktura aktuale e favorshme krijon mundësi për të shtyrë përpara një seri reformash, për të siguruar rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR