• e premte, 27 dhjetor 2024

Buxheti i Mbrojtjes në Kinë këtë vit do të jetë më i madh për 7,2 për qind

Buxheti i Mbrojtjes në Kinë këtë vit do të jetë më i madh për 7,2 për qind

Pekin, 5 mars 2023 (MIA) - Kina sot kumtoi se buxheti i saj i Mbrojtjes, i dyti në botë pas atij amerikan, do të jetë 7,2 për qind më i madh në vitin 2023.

Mjetet për mbrojtjen janë më të larta se në vitin 2022, kur janë rritur për 7,1 për qind, thuhet në raportin e Ministrisë së Finanvace të publikuar në margjinat e hapjes së edicionit vjetor të Kongresit Popullor mbarëkinez.

Pekini planifikon t'i shpenzojë 1.553,7 miliardë juanë (225 miliardë dollarë) të mbrojtjes, që edhe më tej rreth tri herë më pak se buxheti i Uashingtonit.

Kryeministri Li Keçijang në Parlament bëri apel të "intensifikohen trajnimet e armatës dhe gatishmërisë ushtarake", si edhe të "zbatohen inovacione në drejtimet strategjike".

Përfaqësues të lartë amerikanë para ca kohësh e akuzuan Kinën se dëshiron ta sulmojë Tajvanin viteve të ardhshme, si edhe të menaxhojë me "flotën" e balonave ushtarakë të cilët e spiunojnë mbarë botën.

Nga viti i kaluar NATO e vlerëson gjigantin aziatik si "sfidë për interesat" e vendeve të Aleancës.

Kina thekson se ushtria e saj është thjesht "mbrojtëse" dhe se ka vetëm një bazë ushtarake jashtë shtetit, në Xhibuti, krahasuar me disa qindra baza ushtarake amerikane.

QËNDRONI TË LIDHUR