• e martë, 24 dhjetor 2024

Bursa për studime në Itali dhe Meksikë

Bursa për studime në Itali dhe Meksikë

Shkup, 10 qershor 2024 (MIA) - Ambasada e Italisë në Shkup, njofton për mundësinë e marrjes së bursave për qytetarët e Maqedonisë nga Qeveria Italiane për vitin akademik 2024-2025.

Siç njoftoi MASH në faqen e saj të internetit, kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për disa kategori studimesh në Itali: kurse të avancuara tre mujore të gjuhës për studentët e gjuhës italiane; studimet universitare të shkallës së dytë (pasuniversitare dyvjeçare); studimet e arsimit të lartë në fushën e arteve figurative, filmit dhe dramës, muzikës dhe kërcimit; studimet e doktoraturës dhe projektet kërkimore.

Informacione më të hollësishme rreth aplikimit mund të gjeni në faqen e Ambasadës së Italisë: www.ambasada.esteri.it si dhe në portalin e Qeverisë italiane destinuar për studime në Itali dhe për bursa: (https://studyinitaly.esteri.it) cili mund të shkarkohet nga portali i mësipërm.

Duhet të plotësohet tërësisht dhe të dërgohet onlajn përfundimisht deri në datën 14 qershor 2024 (14:00).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton edhe për thirrjen për bursat e përsosmërisë së Qeverisë të Shteteve të Bashkuara të Meksikës për vitin 2024.

"Konkursi është për të huajt që janë të interesuar të studiojnë në Meksikë, për studime të magjistraturës dhe doktoraturës; kërkime pasuniversitare; si dhe programet e mobilitetit të studentëve universitarë dhe pasuniversitare", thekson MASH në postim.

Të gjitha informacionet  për thirrjen mund të gjenden në faqen e internetit, https://www.gob.mx/amexcid/acciones-y-programas/becas-para-extranjeros-29785 afati i aplikimit është 28 qershor 2024.

Të gjitha aplikimet dorëzohen në mënyrë elektronike përmes sistemit për  menaxhim  me  bashkëpunimin e  akademisë  SIGCA: https://sigca.sre.gob.mx/login. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR