Burkina Faso: Të paktën 15 të vrarë në sulmin e islamistëve ndaj kishës katolike
- Të paktën 15 persona e kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur në sulmin e djeshëm në një kishë katolike në pjesën verilindore të Burkina Fasos, raporton Bi-Bi-Si.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:46, 26 shkurt, 2024
Uagadugu, 26 shkurt 2024 (MIA) - Të paktën 15 persona e kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur në sulmin e djeshëm në një kishë katolike në pjesën verilindore të Burkina Fasos, raporton Bi-Bi-Si.
Sulmi ndodhi gjatë shërbimit kishtar të së dielës në fshatin Esakane, në provincën Udalan, në afërsi të kufirit me Malin.
Një shoqërues në kishë tregoi se sulmuesit ishin militantë islamikë.
Autoritetet në Uagadugu, kryeqyteti i këtij vendi të Afrikës Perëndimore, nuk reaguan menjëherë ndaj sulmit.
Më shumë se një e treta e territorit të Burkina Fasos është aktualisht nën kontrollin e rebelëve.
Autoritetet po luftojnë grupet islamike të lidhura me Al-Kaedën dhe Shtetin Islamik, të cilët kanë kapur zona të mëdha të vendit dhe kanë zhvendosur miliona njerëz në rajonin e Sahelit, ndërsa objektivi më i shpeshtë i militantëve tre vitet e fundit ishin kishat. qa
Foto: Arkivi i MIA-s