Burime të sigurisë: I dyshuari për sulmin në tregun e krishtlindjeve në Magdeburg nuk ka qenë në radarin si islamist
- Njeriu i arrestuar pas sulmit të sotëm në tregun e krishtlindjeve në Magdeburg paraprakisht nuk ka qenë në radarin e organeve të rendit si islamist i njohur, thonë burime të sigurisë për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA.
- Post By Besnik Shuki
- 22:32, 20 dhjetor, 2024
Magdeburg 20 dhjetor 2024 (MIA) - Njeriu i arrestuar pas sulmit të sotëm në tregun e krishtlindjeve në Magdeburg paraprakisht nuk ka qenë në radarin e organeve të rendit si islamist i njohur, thonë burime të sigurisë për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA.
Sipas informatave të para, burri është i moshës rreth 50-vjeçar dhe është nga Arabia Saudite.
Automobili është përplasur në afërsi të Kuvendit të qytetit sonte, me ç'rast, sipas autoriteteve, jetën e ka humbur një person, ndërsa janë lënduar disa dhjetëra.
BREAKING 🚨 🚨 🚨
— Isolated Incidents (@diversity999x) December 20, 2024
First footage of the aftermath at Magdeburg Christmas market where a car has ploughed through the barriers and injured several people. pic.twitter.com/p86VzSUHX3
Nj pjesë e mediumeve lokale njoftojnë se numri i të vdekurve është më i madh, duke druar se bëhet fjalë për 11 të vdekur dhe mbi 60 të lënduar.
Spitali në Magdeburg kumtoi se është vënë në regjim të ngjarjes për numër masiv të viktimave. bsh/
Foto: DPA