• e enjte, 26 dhjetor 2024

Burime diplomatike: KE-ja do të propozojë fillimin e bisedimeve me Ukrainën dhe Moldavinë, ndërsa ndoshta edhe me BeH

Burime diplomatike: KE-ja do të propozojë fillimin e bisedimeve me Ukrainën dhe Moldavinë, ndërsa ndoshta edhe me BeH

Bruksel, 7 nëntor 2023 (MIA) - Komisioni Evropian nesër do të propozojë fillimin e bisedimeve me Ukrainën dhe Moldavinë "pasi që t'i përmbushin kushtet e vendosura", ndërsa ka mundësi edhe me Bosnjën e Hercegovinën, e cila është vendi i vetëm nga Ballkani Perëndimor bashkë me Kosovën, i cili ende nuk e ka filluar procesin e bisedimeve me Unionin. 

Sipas burimeve diplomatike, rekomandimet për Ukrainën dhe Moldavinë do të nënkuptonin se ato do të mund t'i fillonin bisedimet për anëtarësim gjatë vitit të ardhshëm. 

Siç informoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, sa i përket BeH për momentin ka rezerva te një pjesë e anëtarëve të KE-së, por edhe te disa diplomatë evropianë, të cilët vlerësojnë se vendi shënon kthim prapa në lidhje me sundimin e drejtësisë. 

Një diplomat evropian në një deklaratë për "Politiko" theksoi se BeH i ishte ndarë statusi kandidat nën supozimin se do t'i nxisë reformat, por që atëherë ka vetëm përkeqësim të situatës me sundimin e drejtësisë dhe të situatës gjithëpërfshirëse në vend. 

"Si mund të vendosim tani t'i fillojmë bisedimet me ata, ndërsa të presim nga vendet e tjera kandidate të zbatojnë me zell reformat e tyre", theksoi diplomati anonim.

Komisioni Evropian nesër duhet ta miratojë pakon për zgjerim dhe t'i publikojë raportet për progresin e secilit kandidat për anëtarësim në BE për vitin 2023. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR