• e martë, 24 dhjetor 2024

Burim rajonal nga Si-En-En: Izraeli dhe Hezbollahu afër marrëveshjes për armëpushim

Burim rajonal nga Si-En-En: Izraeli dhe Hezbollahu afër marrëveshjes për armëpushim

Uashington, 25 nëntor 2024 (MIA) - Marrëveshja për armëpushim midis Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah është "shumë afër", deklaroi një burim rajonal për Si-En-En.

Një burim rajonal sugjeron se marrëveshja është më afër se kurrë, por ende nuk është arritur. Autoritetet amerikane dhe izraelite paralajmërojnë se ndërmjetësit ende nuk kanë marrë dritën jeshile.

"Ne po lëvizim në atë drejtim, por ka ende disa çështje që duhet të zgjidhen", deklaroi zëdhënësi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për Si-En-En.

Më shumë se 3.000 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite që nga mesi i shtatorit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit që thekson karakterin e urgjencës së negociatave.

Hezbollahu po shqyrton iniciativën amerikano-izraelite për një armëpushim 60 ditor që mund të jetë bazë për një marrëveshje të përhershme. Ndërmjetësi amerikan Amos Hohshtajn po zhvillon bisedime me liderët rajonal këtë javë për të arritur marrëveshje.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka zhvilluar konsultime për propozimet rreth armëpushimit, ndërsa personat zyrtarë amerikanë dhe izraelitë paralajmërojnë se ka ende çështje të pazgjidhura. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR