• e shtunë, 23 nëntor 2024

Burgim të përjetshëm për vrasësin nga Koçani

Burgim të përjetshëm për vrasësin nga Koçani

 Shkup, 18 prill 2024 (MIA) - Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore Publike Koçan, ndërsa pas pranimit të fajit, Gjykata Themelore në Koçan ka sjellë aktgjykim dënues për një person për veprën penale "vrasje"  të kryer gjatë dhunës në bazë gjinore dhe në mënyrë mizore, ndërsa autori është dënuar me burgim të përjetshëm.

 Siç kumtuan sot nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i akuzuari më 25 shtator të vitit 2023, më mënyrë mizore ka privuar nga jeta një grua, duke e qëlluar disa herë me thikë.

 "Në akuzë, Prokuroria Themelore Publike në Koçan të akuzuarin e ka ngarkuar edhe për veprën penale "shantazh" ndaj të njëjtës të dëmtuar, të kryer para vrasjes. Mirëpo atë vepër i akuzuari nuk e ka pranuar, procedura është e ndarë dhe procedura gjyqësore do të vazhdojë për atë pjesë të procedurës, shtohet në kumtesë.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR