• e premte, 08 nëntor 2024

Burg të përjeshëm për një politikan nga Nevada për vrasjen e një gazetari

Burg të përjeshëm për një politikan nga Nevada për vrasjen e një gazetari

 Karson Siti, 29 gusht 2024 (MIA) - Një ish-politikani nga Nevada është shpallur fajtor për vrasjen e gazetarit i cili ka shkruar për aferat e tij. Robert Teles (47) është në burg që nga viti 2022. Ai u arrestua nën dyshimin se ka vrarë gazetarin hulumtues Xhef German. 

 Gjatë gjykimit, prokurorët i paraqitën gjykatësve prova të ADN-së të gjetura nën thonjtë e gazetarit që i përkisnin Teles. Edhe pse ish politikani deklaronte se është i pafajshëm, gjykatësit porotë dje e dënoi me burgim të përjetshëm. Ai ka të drejtë për lirim me kusht pas 20 vjetësh, shkruan Bi-Bi-Si. 

 Në shtator të vitit 2022, policia e gjeti trupin e Germanin (69) para shtëpisë së tij në Navada. Ai ishte goditur shtatë herë me thikë në qafë dhe pjesën e sipërme të trupit.

 Prokurorët gjatë gjyqit thanë se Teles e vrau gazetarin për shkak të artikujve kritikë.

 German një herë ka shkruar  se Teles kishte marrëdhënie të papërshtatshme me një anëtar të personelit të tij. Në vitin 2022, demokrati Teles humbi zgjedhjet për një mandat të dytë si administrator publik pasi u publikuan artikujt e Germanit.

 Policia gjeti pamjet nga kamerat e sigurisë në të cilat shihet një burrë duke vrarë gazetarin. Ai kishte një kapele të madhe dhe atlete. Prokurorët pretenduan se video tregonte ish-politikanin.

 German e mbuloi rubrikën e qytetit dhe korrupsionin për më shumë se 40 vjet. Para vdekjes së tij, ai ishte duke përgatitur një tekst tjetër për Telesin.qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR