• e shtunë, 23 nëntor 2024

Burg i përjetshëm për infermieren nga Anglia që vrau shtatë foshnja

Burg i përjetshëm për infermieren nga Anglia që vrau shtatë foshnja

Londër, 21 gusht 2023 (MIA) - Ish-infermierja nenonatale Lusi Letbi (33), e cila vrau shtatë foshnja dhe tentoi të vrasë edhe gjashtë në një spital në Anglinë veriore, sot është dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësi për lirim me kusht, që paraqet dënimin më të rëndë në legjislaturën britanike.

Ajo në gjykatë refuzoi të përballet me prindërit e foshnjave të vrara të cilët folën për vuajtjet e tyre për shkak të humbjes së fëmijëve.

Gjykatësi Xhejms Gos tha se numri i fëmijëve të vrarë, si dhe natyra e vrasjeve të kryera nga infermierja së cilës i ishte besuar kujdesi për foshnjat, i prëbëjnë "rrethanat e jashtëzakonshme" të nevojshme për t'u shqiptuar "dënimi me burg të përjetshëm pa liri të kushtëzuar", që ishte jashtëzakonisht i rrallë në Britani të Madhe.

Pas 22 ditëve këshillim, porota e gjykatës në Mançester e dënoi infermieren Lusi Letbi për vrasjen e foshnjave në repartin neonatal në spitalin në Anglinë veriperëndimore mes qershorit të vitit 2015 dhe qershorit të vitit 2016.

Avokati i mbrojtjes, Ben Majers mbeti në pohimin për pafajësinë e saj.

Ajo ishte në detyrë në të gjitha rastet e vdekjes së foshnjave, ndërsa prokurorët e përshkruan so "prnai konstante qëllimkeqe" në reaprtin neonatal kur foshnjat ndërruan jetë. U konstatua se ajo i ka dëmtuar foshnjat në mënyra të cilat është vështirë të zbulohen, ndërkaq me atë rast i ka bindur kolegët e saj se këto raste të vdekjes janë normale.

Letbi përfundimisht u largua  nga funksioni i saj në fund të qershorit 2016, ndërsa u arrestua në korrik.

Do të kryhet edhe hetim i pavarur për atë se çka ka ndoshur në spital dhe si personeli dhe menaxhmenti kanë reaguar ndaj rritjes së rasteve të vdekjes. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR