• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bumberg: Kina dhe Rusia kanë rënë dakord me Huthët që të mos sulmojnë anijet e tyre në Detin e Kuq

Bumberg: Kina dhe Rusia kanë rënë dakord me Huthët që të mos sulmojnë anijet e tyre në Detin e Kuq

Nju-Jork, 21 mars 2024 (MIA) - Rebelët Huthë të Jemenit i kanë thënë Kinës dhe Rusisë se anijet e tyre mund të lundrojnë lirshëm në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit pa rrezik sulmi, njoftoi sot Blumberg.

Grupi jemenas i lidhur me Iranin tha se veprimi i tij ishte në solidaritet me palestinezët në Gazë. Sulmet e Huthëve ndaj anijeve tregtare filluan të rriteshin në frekuencë nga mesi i nëntorit.

Sipas burimeve të Blumberg, marrëveshja është arritur në një takim në Oman mes diplomatëve nga Rusia dhe Kina dhe përfaqësuesve të grupit jemenas.

Në takimin në vendin e Gadishullit Arabik, delegacioni i Huhëve, lëvizja e të cilëve zyrtarisht quhet "Ansar Allah", u drejtua nga përfaqësuesi i tyre zyrtar Mohamed Abdel Salam, zëdhënësi dhe kryenegociatori i tyre. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR