• e diel, 24 nëntor 2024

Bullgarisë i duhet një qeveri me çdo kusht

Bullgarisë i duhet një qeveri me çdo kusht

Sofje, 5 prill 2023 (MIA) - Kreu i aleancës politike GERB-UDF, Bojko Borisov, tha sot se Bullgaria ka nevojë për një qeveri "me çdo kusht".

GERB-UDF fitoi numrin më të madh të votave në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 2 prill. Borisov theksoi se nëse i jepet mandati për të formuar një qeveri të re, ai do të bisedojë me të gjitha partitë politike.

"Në këto zgjedhje bullgarët thanë se nuk bëjnë dot pa GERB-in, por edhe se nuk bëjnë dot pa partinë Vazhdojmë me ndryshimet (PP) dhe Bullgarinë Demokratike (DB). Ndjenjat tona personale nuk janë të rëndësishme", theksoi Borisov.

Ai shtoi se është e nevojshme krijimi i një qeverie, "sado që t'u kushtojë partive politike".

Bashkëkryetari i PP-së iAsen Vasilev, partia e dytë në zgjedhje, hodhi poshtë më parë mundësinë e një koalicioni me GERB-in.

Kjo ndoshta lë të kuptohet për vazhdimin e krizës politike afatgjatë në Bullgari, e cila ka mbajtur zgjedhjet e saj të pesta parlamentare brenda dy viteve. Kriza në Bullgari tashmë e ka detyruar vendin të shtyjë datën e parashikuar për futjen e euros dhe projekt -buxheti për vitin 2023 pritet të votohet.

Në vendin e tretë për nga votat e fituara është partia nacionaliste Rilindja. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR