• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bullgaria, Rumania dhe Turqia do të formojnë Grup për çminim në Detin e Zi

Bullgaria, Rumania dhe Turqia do të formojnë Grup për çminim në Detin e Zi

Bruksel, 11 janar 2024 (MIA) - Qeveritë e Bullgarisë, Rumanisë dhe Turqisë sot në Stamboll duhet të nënshkruajnë Memorandum për Mirëkuptim për formimin e Grupit detar për pastrimin e minave nga Deti i Zi dhe për sigurinë e rrugëve detare. 

Të trija vendet, anëtare të NATO-s, theksuan se nisma mbetet e hapur për pjesëmarrje edhe të shteteve të tjera aleate të cilat nuk janë pjesë e rajonit të Detit të Zi. 

Sipas Ministrisë bullgare të Mbrojtjes për momentin është paraparë që në Grupin detar për pastrimin e minave nga Deti i Zi të marrin pjesë anije për çminim të të trija vendeve aleate - Bullgaria, Rumania dhe Turqia.

Sofja thekson se aktivitetet e Grupit nuk do të jenë të drejtuara kundër ndonjë vendi tjetër dhe se operacioni për çminim në Detin e Zi duhet të ndihmojë "në përmirësimin e interaksionit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore mes shteteve pjesëmarrëse".

Sipas paralajmërimeve, pas nënshkrimit të Memorandumit do të vijojë proces i planifikimit operativ të të gjithë aksionit për përgatitje të dokumenteve të hollësishme dhe udhëzime për aktivitetet e Grupit, proces i cili supozohet se do të zgjaste edhe disa muaj.

Formimin e Grupit e inicoi Turqia në gusht të vitit të kaluar, me qëllim që të sigurohen rrugët detyre në Detin e Zi dhe të ulen rreziqet nga incidente me minat e vendosura pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR