• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bullgaria po e shqyrton mundësinë për blerjen e dronëve "Bajraktar" nga Turqia

Bullgaria po e shqyrton mundësinë për blerjen e  dronëve
Sofje, 25 nëntor 2022 (MIA) Bullgaria po e shqyrton mundësinë për blerjen e dronëve turq “Bajraktar”, tha ministri teknik i Mbrojtjes, Dimitar Stojanov, transmeton BNR. Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, ministri teknik bullgar i Mbrojtjes deklaroi se ka pasur vetëm një takim me palën turke, duke saktësuar se takimi ka qenë me drejtorin ekzekutiv të kompanisë "Bajraktar". Kompania turke ka ofruar informacione, bashkëpunim duke përfshirë edhe me kompanitë bullgare, por se ka qenë   për të folur për këtë projekt. Kompanitë me të cilat mund të bisedohet janë të njohura, thotë ministri Stojanov, por siç thotë ai, SHBA-ja është vendi lider. Sipas tij, projekti është në fazën e hulumtimit të tregut. Buxheti i parashikuar për këtë qëllim llogaritet nga 250 deri në 500 milionë euro. ar/        

QËNDRONI TË LIDHUR