• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bullgaria ka ndërmarrë kontrollin mbi terminalin e naftës nga kompania ruse Lukoil

Bullgaria ka ndërmarrë kontrollin mbi terminalin e naftës nga kompania ruse Lukoil

Sofje, 21 korrik 2023 (MIA) - Parlamenti bullgar sot ka marrë vendim për anulimin e koncesionit të kompanisë ruse të naftës Lukoil për menaxhimin e terminalit të naftës Rosenec, afër portit të Burgasit në Detin e Zi.

Projektligji u votua në lexim të parë. “Pro” votuan 144 deputetë të Parlamentit me 240 deputetë.

Marrëveshja parashikon gjithashtu se Lukoilit do t'i lejohet ta përdorë terminalin e naftës edhe pas përfundimit të koncesionit, por më pas do të duhet t'i paguajë taksa qeverisë bullgare.

Tërheqja e koncesionit duhet ta përshpejtojë hyrjen e vendit në zonën Shengen të Bashkimit Evropian pa kontrolle kufitare. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR