• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bullgaria i pajis anijet në Detin e Zi me predha

Bullgaria i pajis anijet në Detin e Zi me predha

Bruksel, 8 shtator 2023 (MIA) - Bullgaria ka filluar t'i pajis anijet e forcave të saj detare me predha, me qëllim që "askush të mos guxojë t'i afrohet qyteteve bregdetare të Detit të Zi", në vend, paralajmëroi në Fejsbuk kryeministri bullgar Nikollaj Denkov.

Duke u përgjigjur qytetarëve në profiloijmn e tij në fejsbuk, Denkob theksoi se shteti duhet t'i zhvillojë forcat e tij detare që të jenë mjaftueshëm të gatshëm ta mbrojnë vendin.

"Momentalisht nuk shikojmë kërcënim të drejtpërdrejt për portet bullgare, por forcës i përgjigjemi me forcë. Prandaj kemi filluar të blejmë raketa që askush të mos guxojë t'i afrohet qyteteve tona bregdetare, theksoi kryeministri bullgar Denkov.

Siç njoftoi "Euroaktiv", Denkov theksoi se Rusia "përpiqet ta bëjë Detin e Zi  liqen rus".

"Mënyra e vetme për të rezistuar është t'i përgjigjesh forcës me forcë. Shumë e shumë vite më parë, Rusia bombardoi Varnën. Nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë më", shtoi kryeministri bullgar.

Denkov aludoi për sulmin me artileri të flotës detare ruse në Varna gjatë Luftës së Parë Botërore, kur më 14 tetor të vitit 1915, forcat ruse bombarduan qytetin ndërsa një numër i madh qytetarësh kishin dalë në rrugë për të festuar festën e krishterë Petkovden. Gjatë sulmit, nëntë persona vdiqën dhe 38 u plagosën. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR