• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bullgaria e hedhë poshtë idenë për krijimin e "Mini-shengenit turistik" me Greqinë

Bullgaria e hedhë poshtë idenë për krijimin e

Bruksel, 2 shkurt 2024 (MIA) - Mënjanimi i kontrolleve të kufijve tokësorë mes Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë do të ishte në kundërshtim me legjislaturën e BE-së dhe nuk kemi ndër mend të fillojnë diskutime zyrtare për idenë e këtillë jolegale, deklaroi kryeministri bullgar, Nikollaj Denkov lidhur me propozimin e katër eurodeputetëve nga të tre vendet për krijim të "Zonës së mini-shengenit" nga kjo verë me qëllim që të pakësohen tollovitë në komunikacion mes këtyre anëtareve ballkanike të Unionit gjatë sezonit turistik.

"Dëgjoj se ka propozime të tilla, por për ta nuk bisedojnë kryesitë politike të tre vendeve", deklaroi Denkov, duke shtuar se Bullgaria punon në përfshirjen e saj të lotë në Zonën e shengenit në bazë të procedurës zyrtare.

Sipas marrëvehsjes së arritur nga fundi i vitit të kaluar me Austrinë, e cila e bllokoi anëtarësimin e barabartë të Bullgarisë dhe Rumanosë në Shengen, prej 31 marsit të vitit 2024 qytetarët bullgarë dhe rumunë do të mund të hyjnë në anëtaret e zonës së Shengenit pa konteolle kufitare nëse udhëtojnë përmes ajrit apo detit, përderisa kontrollet mbeten në vendkalimet kufitare tokësore.

Marrëveshja e këtillë do të thotë se shtetasit e Bulglarisë dhe Rumanisë nuk do të mund të udhëtojnë lirshëm në Greqi përmes vendkalimeve kufitare.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, idenë për krijim të "Zonës së mini-shengenit" mes tre vendeve e inicuan eurodeputetët Daniel Laurer nga Bullgaria, Georgios Kircos bga Greqia dhe Daçian Çilosh dhe Vllad George nga Rumania, anëtarë të grupit liberal "Ta ripërtërijmë Evropën", në letër dërguar ministrit grek për emigracion dhe azil Dimitris Kajridis.

Duke iu referuar mbështetjes së Komisionit evropian për pranim të Bulglarisë dhe Rumanisë në Zonën e shengenit, eurodeputetët theksuan se përfaqësuesit e turizmit grek dhe të sektorit hotelierik dhe gastronomik "insistojnë" në heqjen e kontrolleve në kufijtë tokësorë, në mënyrë që të lehtësohet udhëtimi i turistëve rumunë dhe bullgarë në Greqi.

Ideja e propozuesve ishte heqja e kontrolleve kufitare të vlejë vetëm në vendkalimet e kufirit tokësor mes Bulglarisë dhe Greqisë, për çka, sipas tyre, nuk do të kishte nevojë të kërkohet leje nga vendet e tjera të zonës së Shengenit, por vetëm të informohen për vendimin e këtillë. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR