• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bullgaria dhe Rumania tërësisht hyjnë në Shengen nga 1 janari i vitit të ardhshëm

Bullgaria dhe Rumania tërësisht hyjnë në Shengen nga 1 janari i vitit të ardhshëm

Bruksel, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Këshilli i BE-së sot vendosi që kontrollet e kufijve tokësorë të Shengenit për Bullgarinë dhe Rumaninë të hiqen nga 1 janari të vitit të ardhshëm. Këtë e kumtoi presidenca hungareze me Këshillin e BE-së.

Paraprakisht këtë vit, kontrollet e kufijve ajrorë dhe detarë të Shengenit për të dy vendet janë hequr me vendim të marrë gjatë presidencës spanjolle me Këshillin e BE-së më 30 dhjetor vitin e kaluar.

"Kjo është fitore e madhe për Bullgarinë, Rumaninë dhe tërë Evropën", publikoi presidenca hungareze. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR