• e enjte, 07 nëntor 2024

Bujqit polak kanë ndërprerë bllokadën disamujore në kufirin me Ukrainën

Bujqit polak kanë ndërprerë bllokadën disamujore në kufirin me Ukrainën

Varshavë, 29 prill 2024 (MIA) - Bujqit në Poloni sot kanë ndërprerë bllokadën disamujore të pikës kufitare me Ukrainën.

Mediat britanike kanë transmetuar vlerësimin pozitiv të ministrit ukrainas për bujqësi për përpjekjet e Polonisë për t'i dhënë fund bllokadës dhe njoftoi se të gjitha pikat kufitare me Poloninë janë zhbllokuar.

Bllokimi ka filluar muajin e fundit të vitit të kaluar, pas protestave të bujqve polak për shkak të përjashtimit të bujqve ukrainas nga kërkesa për të aplikuar për të hyrë në Poloni.

Varshava dhe Kievi me muaj kanë negociuar për të gjetur zgjidhje për bllokadën dhe Ukraina i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndërhyjë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR