• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bujqit mund që në mënyrë elektronike të shohin se deri ku kanë arritur kërkesat e tyre për mbështetje financiare, nga 1 janari edhe shkarkim elektronik i zgjidhjes së pagesave

Bujqit mund që në mënyrë elektronike të shohin se deri ku kanë arritur kërkesat e tyre për mbështetje financiare, nga 1 janari edhe shkarkim elektronik i zgjidhjes së pagesave

Shkup, 23 shtator 2024 (MIA) - Agjencia pagesore prezantoi një modul që mundëson gjurmimin elektronik të të dhënave në lidhje me kërkesat e paraqitura për mbështetje financiare. Moduli është i paraparë për bujqit dhe ekonomitë bujqësore. Ata përmes këtij mjeti, kanë njohuri dhe informacion për secilën masë: statusi i masave, shuma e autorizuar dhe data e autorizimit, shuma e paguar dhe data e pagesës, statusi i llogarisë së transaksionit "të pavlefshëm" për aplikantët që kanë dorëzuar të dhëna nga një llogari transaksioni të pavlefshme, janë evidentuar detyrime të papaguara për të gjitha arsyet që lidhen me zbatimin e masës.

Siç tha sot drejtori i Agjencisë, Ilija Stoilev, ky është hapi i parë në procesin e digjitalizimit. Për qasje deri te shikuesi, personi fizik duhet të vendosë numrin amë, ndërsa personi juridik, numrin tatimor. Do të duhet të vendoset edhe numri i kërkesës elektronike i personit/subjektit. 

Gjithashtu është përgatitur edhe një udhëzues për përdoruesit, e cila do të jetë e disponueshme në faqen e internetit të Agjencisë pagesore dhe do t'u dorëzohet njësive rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU).

"Kjo ishte njëra nga dobësitë e Agjencisë në periudhën e kaluar. Një nga pyetjet më të shpeshta të bujqve ishte “pse nuk kam marrë subvencione?”. Tani, me regjistrimin e shikuesit, do të marrin përgjigje menjëherë. Ata do të mundë vetë të qasen deri te lëndët e tyre dhe të kryejnë mbikëqyrje, të shohin nëse dhe ku ka gabime eventuale dhe e gjithë kjo do të mundë të bëhet nga shtëpia, nga kompjuteri dhe telefoni celular", theksoi Stoliev në konferencën për mediat. 

Stoliev njoftoi edhe se nga 1 janari i vitit 2025 Agjencia pagesore do të sjellë shërbim - përmes këtij moduli çdo shfrytëzues i mbështetjes financiare të mund të inspektoj vendimin e pagesës, por edhe ta ndërmarrë, pa humbur kohë dhe të ekspozohet ndaj shpenzimeve për të ardhur në Shkup. qa/

Foto/video: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR