• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bujqit mbërrijnë për demonstratë në Bruksel, shoqatat kryesore bujqësore belge nuk e mbështetën protestën

Bujqit mbërrijnë për demonstratë në Bruksel, shoqatat kryesore bujqësore belge nuk e mbështetën protestën

Bruksel, 4 qershor 2024 (MIA) - Rreth 200 traktorë nga Holanda kaluan kufirin për në Belgjikë këtë mëngjes dhe u drejtuan për në Bruksel, duke formuar një kolonë 8.5 kilometra të gjatë për të marrë pjesë në protestat e sotme bujqësore në kryeqytetin belg.

Siç njoftuan nga mediat holandeze, procesioni ka filluar gjatë natës rreth orës 1:30 të mëngjesit nga vendi Shajk në provincën Brabant, ku gjatë rrugës iu bashkuan traktorë nga pjesë të tjera të Holandës.

Organizata e Forcave Mbrojtëse Bujqësore (FDF) informon se “mijëra bujq holandezë me rreth 500 traktorë” janë drejtuar për në Bruksel, të cilëve pritet "vetëm nga Flandria t'u bashkohen “rreth 1.000 traktorë” .

Sipas raporteve mediatike, traktorë holandezë me flamuj holandezë të shfaqur mbrapsht edhe në FDF, si dhe slogane të tilla si "bujqët kujdesen për ushqimin tuaj", të drejtuar për në Bruksel, me ç'rast u janë bashkuar edhe bujq nga Gjermania dhe Belgjika.

Policia Federale Belge tha se "bujqët e huaj dhe vendorë, kryesisht me traktorë, që nga herët në mëngjes janë nisur drejt pllatosë Hejsel, pranë kompleksit të panairit të Brukselit dhe stadiumit "Mbreti Boduen", ku është paralajmëruar vendi i tubimit për pjesëmarrësit në protestë.  

Policia mbylli rrugët në të cilat po lëviznin traktorët në mënyrë që kolona të mund të arrinte në Bruksel tërthorazi, por nuk i lejoi ata të dilnin në autostrada.

"Disa qindra, ndoshta një mijë bujq, duke përfshirë edhe ata nga jashtë, pritet të mbërrijnë me traktorë në Bruksel", njoftoi policia.

Megjithatë, shumica e shoqatave bujqësore belge nuk iu bashkuan protestës së sotme, duke theksuar se pas saj qëndrojnë "organizatat bujqësore të vijës së ashpër dhe grupet e lidhura me të djathtën ekstreme". Përveç kësaj, sipas tyre, ka përpjekje për të politizuar protestën, duke theksuar se ai është promovuar nga subjekte të afërta me kryeministrin hungarez Viktor Orban.

FDF i hodhi poshtë këto akuza, duke theksuar se qëllimi i tyre është anulimi i Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së në formën e saj aktuale, ndalimi i importit të produkteve agro-ushqimore nga vendet jo anëtare të BE-së, refuzimi i çdo kufizimi në blegtori dhe “mbrojtja absolute” e të drejtës së përdorimit të pronës private.

Sipas FDF, një përfaqësues i Bashkimit Kristian Demokratik Gjerman (CDU) do të flasë në protestën e pasdites së sotme, nga e cila Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Lejen, si dhe eurodeputeti belg Tom Vandendrish nga ekstremi i djathtë Interesi Flaman  (VB) dhe "folës të fshehtë të nivelit të lartë" nga partia polake e djathtë E Drejta dhe Drejtësia (PiS).

Federata Bujqësore Valone (FVA), e cila është shoqata më e madhe e bujqve në Valoni, vlerësoi se koha e protestës së sotme “nuk është shumë e përshtatshme”.

"FVA nuk merr pjesë në protesta për dy arsye: vonesat në punën bujqësore për shkak të kushteve të motit dhe afrimit të zgjedhjeve, që do të thotë se koha nuk është shumë e përshtatshme. Është tepër vonë për të bindur Qeverinë aktuale për të ndryshuar politikën e saj dhe për t'ia shpjeguar argumentet tona të reja shumë shpejt", tha një përfaqësues i FVA.

Në Belgjikë të dielën, përveç zgjedhjeve evropiane, do të ketë zgjedhje edhe për anëtarët e Parlamentit Federal dhe parlamenteve rajonale të Brukselit, Valonisë dhe Flandrisë.

"Shpresojmë se zgjedhjet do të sjellin në pushtet njerëz që janë të vetëdijshëm për realitetin në terren dhe vështirësitë me të cilat përballen bujqët," bënë të ditur nga FVA.

Edhe shoqata më e madhe e bujqve të Flandrisë, Lidhja Bujqësore (BB), gjithashtu vendosi të mos marrë pjesë në protestat e sotme.

Sipas një përfaqësuesi të BB,-së ata zgjodhën “një strategji dialogu për të forcuar zërin e bujkut”, por që ata mbështesin çdo individ që “zgjedh të përfaqësojë zërin e bujkut në mënyrë dinjitoze”.

Ajo bëri të ditur se pas protestave bujqësore të organizuara nga BB në të gjithë provincat flamane në muajt e fundit, ata u ftuan të marrin pjesë në diskutime mbi politikat bujqësore dhe kjo rezultoi në masa dhe ligje të reja, dhe bujqësia "për herë të parë në shumë vite është bërë një temë e rëndësishme në fushatën zgjedhore."

Nga ana tjetër, Sindikata e Përgjithshme Flamane e Fermerëve (ABS) ka njoftuar se do të marrë pjesë në protestat e sotme, duke dashur të tregojë se “gatishmëria për të ndërmarrë veprime mbetet e pandryshuar.”

Organizimi i protestës në javën kur mbahen zgjedhjet për anëtarë të Parlamentit Evropian tashmë është vlerësuar si një përpjekje për të ushtruar presion shtesë mbi institucionet e BE-së.  

Demonstratat e sotme pasojnë një protestë në Bruksel të shtunën të organizuar nga grupi "Ushqim i mirë, bujqësi e mirë" dhe Rrjeti i Veprimit Klimatik (KAN), nga të cilat rreth njëqind protestues bënë thirrje për politikë evropiane për të luftuar ngrohjen globale dhe për të ruajtur ekosistemet, por "pa ndëshkuar bujqët".  

Sipas organizatorëve të protestës së së shtunës, është thelbësore të zhvillohet një politikë evropiane për tranzicion të drejtë në sistemet bujqësore-ushqimore në BE.  

"Vetëm duke u bashkuar me përpjekjet sociale dhe mjedisore do të jemi në gjendje të përballojmë krizat me të cilat përballemi dhe të sigurojmë një të ardhme të drejtë për të gjithë", tha Mia Mançini nga organizata "Ushqimi i mirë, bujqësi e mirë" për agjencinë belge të lajmeve Belga.   

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR