• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bujqit italianë me traktorë kaluan pranë Koloseut

Bujqit  italianë me traktorë kaluan pranë Koloseut

 Romë, 9 shkurt 2024 (MIA)  - Pas disa javësh mobilizim në të gjithë Italinë, sot  bujqit me traktorë kaluan pranë Koloseut, një nga monumentet më të njohur në Romë.

Bujqit  kaluan me traktorë në ngjyrat e flamurit italian  - të gjelbër, të bardhë dhe të kuqe. Rreth 300 traktorë prej disa ditësh janë në hyrje të Romës, në pritje të miratimit për të hyrë në qendër të qytetit. 

Ata kërkojnë takim me kryeministren Xhorxha Meloni, ulje të tatimeve dhe rishikim të disa standardeve mjedisore evropiane, të cilat sipas tyre po ndikojnë në standardin e tyre të jetesës. 

Bujqit italianë janë kundër disa rregullave të BE-së, por edhe  ndaj prodhuesve nga Kanadaja dhe Ukraina, të cilët i konsiderojnë konkurrencë jo lojale.

Ata kërkojnë edhe heqjen e taksave për karburantet bujqësore dhe dëmshpërblime më të larta shtetërore. 

Foto: Iks

 

 

  

 

QËNDRONI TË LIDHUR