• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bujqit grek të pakënaqur nga masat që i kumtoi Micotakisi

Bujqit grek të pakënaqur nga masat që i kumtoi Micotakisi

Athinë, 2 shkurt 2024 (MIA) - Bujqit grek janë të vendosur për të vazhduar dhe intensifikuar bllokadat dhe protestat, të cilët sipas televizioni shtetëror ERT nuk janë të kënaqur me mbështetjen që sot i kumtoi kryeministri i Greqisë Kirjakos Micotakis, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Para objektit Panairit ndërkombëtar në qendër të Selanikut ku po mbahet panairi Agrotika nga dje janë parkuar 300 traktorë, ndërsa përfaqësuesit e bujqve për ERT thanë se masat e Qeverisë kanë të bëjnë kryesisht me bujqit nga zona e Thesalisë.

Paralelisht, paralajmëruan se do të mbajnë takim për të vendosur se cilat do të jenë hapat e tyre të ardhshëm.

Të njëjtin qëndrim ndajnë edhe fermerët nga Greqia qendrore të cilët pasditen e sotme mbyllën simbolikisht një pjesë të autostradës mes qyteteve Trikala dhe Larisa.

Për nesër pasdite është caktuar protestë e madhe e bujqve në Selanik nga Greqia qendrore dhe veriore.

Kryeministri grek nga Kuvendi sot kumtoi masat shtesë për mbështetje për bujqit, si kthim i taksës së posaçme për konsumin e naftës edhe në vitin 2024 si zbritje dhjetë për qind të energjisë elektrike për prodhimin bujqësor. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR