• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bujqit grekë paralajmëruan protestë në Athinë dhe bllokada në rrugë, vendkalime kufitare dhe porte

Bujqit grekë paralajmëruan protestë në Athinë dhe bllokada në rrugë, vendkalime kufitare dhe porte

Athinë, 15 shkurt 2024 (MIA) - Bujqit grekë në takimin e sotëm të mbajtur në Larisa vendosën t'i intensifikojnë aktivitetet e tyre dhe paralajmëruan mbajtjen e një proteste të madhe, të martën në Athinë, por edhe bllokada në rrugë, vendkalime kufitare dhe porte, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Bujqit vendosën me traktorë, automobila dhe autobusë, të martën të arrijnë në Athinë dhe bënë thirrje për pjesëmarrje masive, përderisa ata të cilët do të qëndrojnë në bllokadat e vendosura, do t'i mbyllin vendkalimet kufitare dhe portet.

Në vendkalimet kufitare Niki (Mexhitli) dhe Evzoni (Bogorodicë) tashmë disa ditë janë parkuar traktorë, të cilët janë përgatitur për bllokada të mundshme.

Bujqit grekë të martën u takuan me kryeministrin Kiriakos Micotakis, i cili u kumtoi masa shtesë për mbështetje, megjithatë pas takimit komentuan se nuk ishin përmbushur të gjitha kërkesat e tyre dhe sqaruan se do t'i informojnë kolegët e tyre që së bashku të vendosin për hapat e ardhshëm.

Bujqit tashmë për të katërtën javë potestojnë me mbi 55 traktorë të vendosur në tërë vendin, kohë pas kohe bllokojnë rrugë, autostrada dhe vendkalime kufitare, siç është rasti me vendkalimet Niki (Mexhitli) dhe Evzoni (Bogorodicë) në drejtim të Maqedonisë së Veriut. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR