• e enjte, 04 korrik 2024

Bujqit grekë bllokuan sërish pikën kufitare Evzoni drejt Maqedonisë së Veriut

Bujqit grekë bllokuan sërish pikën kufitare Evzoni drejt Maqedonisë së Veriut

Athinë, 21 shkurt 2024 (MIA) - Bujqit grekë nga pjesa veriore e vendit edhe sonte në mënyrë periodike mbyllën pikën kufitare Evzoni (Bogorodicë) drejt Maqedonisë së Veriut për qarkullim të të gjitha automjeteve, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Bllokada ka filluar në orën 19:00 sipas orës lokale, gjegjësisht në orën 18:00 me kohën e Maqedonisë, ndërsa sipas informacioneve të korrespondentes së MIA-s nga Athina, bujqit sikur edhe dje kanë bllokuar për rreth 20 minuta dhe më pas kanë lejuar të kalojnë automjetet për të mos krijuar radhë dhe vonesa.

Sipas të njëjtave informacione, bllokada ka zgjatur rreth një orë e gjysmë.

Bujqit grekë, pas protestës masive të mbajtur mbrëmë në Athinë, njoftuan se do të vendosin më tej se cilat do të jenë hapat e tyre të ardhshëm dhe nuk përjashtohet mundësia për të vazhduar me aktivitetet e mëparshme, ku përfshihet mbyllja e autostradave dhe pikave kufitare. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR