• e enjte, 26 dhjetor 2024

Budanov: Ukraina nuk planifikon të ndalojë sulmet në territorin rus

Budanov: Ukraina nuk planifikon të ndalojë sulmet në territorin rus

Kiev, 21 janar 2024 (MIA) - Ukraina nuk planifikon të ndalojë sulmet thellë në territorin rus, pavarësisht shqetësimeve nga partnerët perëndimorë të Ukrainës për një përgjigje të mundshme ruse, deklaroi shefi i Drejtorisë kryesore të intelegjencës në Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës, Kiril Budanov. 

Në intervistë për "Fajnenshëll tajms", Budanov tha se një taktikë e tillë e guximshme e sulmeve me dron po shkakton shqetësim tek disa prej partnerëve të Ukrainës, të cilët paralajmërojnë se mund të provokojë një përgjigje më të ashpër nga presidenti rus Vladimir Putin, ndoshta edhe me përdorimin e armëve bërthamore.

Budanov thekson se Ukraina do të vazhdojë të veprojë  në thellësitë e Rusisë për të "sabotuar makinerinë ushtarake të Putinit", transmeton agjencia "Unian".

"Nuk parashikojmë ndonjë ndryshim thelbësor në të ardhmen e afërt. Gjithçka që kemi bërë, do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen, tha Budanov dhe vlerësoi se ky vit do të jetë i vështirë për Ukrainën. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR