• e enjte, 26 dhjetor 2024

Budanov: Navalni vdiq nga shkaqe natyrore, nga një mpiksja e gjakut

Budanov: Navalni vdiq nga shkaqe natyrore, nga një mpiksja e gjakut

 Kiev, 26 shkurt 2024 (MIA) - Lideri i opozitës ruse Alexej Navalni vdiq për shkaqe natyrore, nga mpiksja e gjakut, deklaroi kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës (GUR) Kiril Budanov, të transmetuar nga mediat ukrainase.

"Ndoshta do t'ju zhgënjej, por ajo që dimë është se ai vërtet vdiq nga një mpiksja e gjakut. Dhe është pak a shumë e konfirmuar. Këtë e dimë", u tha Budanovi gazetarëve në pyetjen  nëse shërbimi i inteligjencës "e di se si u vra". 

Ai shtoi se ky informacion nuk është marrë nga interneti. Sipas tij, ishte një vdekje natyrore. 

 Familja dhe bashkëpunëtorët e Navalnit e akuzojnë Kremlinin për vdekjen e tij, të cilën Moska e mohon. Politikanët perëndimorë, gjithashtu, deklaruan menjëherë se Navalni u vra nga regjimi i presidentit rus Vladimir Putin.

Trupi i Navalnit madje para dy ditëve  iu dorëzua nënës së tij vetëm, ndërsa data e varrimit do të përcaktohet më vonë. 

 Navalni (47) vdiq më 16 shkurt në një koloni burgu në Siberi. Ai u rrëzua derisa ka ecur në oborr dhe vdiq pavarësisht përpjekjeve për ta rianimuar.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR