• e enjte, 26 dhjetor 2024

Budanov: Në lindje të Rusisë po stërviten 11.000 ushtarë koreanoveriorë, të cilët presin të vinë te ne

Budanov: Në lindje të Rusisë po stërviten 11.000 ushtarë koreanoveriorë, të cilët presin të vinë te ne

Kiev, 18 tetor 2024 (MIA) – Shefi i Drejtorisë kryesore ukrainase për inteligjencë, Kirilo Budanov, konfirmoi se rreth 11.000 ushtarë koreanoveriorë për momentin janë në stërvitje në lindje të Rusisë. 

Sipas tij, ata do të jenë të gatshëm të marrin pjesë në veprimet ushtarake kundër Ukrainës nga 1 nëntori. 

Shefi i DKI theksoi edhe se këta ushtarë duhet të jenë të gatshëm për luftë me përdorimin e pajisjes dhe municionit rus. 

Njësia e parë prej 2.600 ushtarëve do të dërgohet në Kursk.

Megjithatë, siç njoftoi Drejtësia Ukrainase, ende nuk ka informacione për planet e mëtutjeshme për lëvizjen e ushtarëve të mbetur koreanoveriorë. 

“Për momentin nuk kemi pasqyrë të plotë”, shtoi Budanov. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR