• e enjte, 26 dhjetor 2024

Brukseli e finalizon kornizën për negociata me Ukrainën dhe Moldavinë me BE-në

Brukseli e finalizon kornizën për negociata me Ukrainën dhe Moldavinë me BE-në

Bruksel, 12 mars 2024 (MIA) - Komisioni Evropian njoftoi se u ka propozuar vendeve-anëtare kornizë për negociatat për anëtarësim me Ukrainën dhe Moldavinë.

Liderët e Bashkimit Evropian ranë dakord që në dhjetor për të hapur bisedimet e anëtarësimit me Kievin, një lëvizje historike gati dy vjet pas luftës së Rusisë kundër vendit. Ata ranë dakord gjithashtu në të njëjtën kohë të fillonin bisedime me fqinjin e saj Moldavinë.

Që BE dhe vendet kandidate të fillojnë realisht bisedimet, ekzekutivi i bllokut duhet të hartojë një kornizë, e cila tani duhet të miratohet nga të 27-të vendet-anëtare të BE-së.

"Kornizat negociuese i vërtetojnë udhëzimet dhe parimet për negociatat e pranimit me çdo vend kandidat," njoftoi komisioni.

"Tani i takon Këshillit (vendeve-anëtare të BE-së) të fillojnë diskutimet e tyre të brendshme për ato tekste".

Komisioni u detyrua të përshpejtonte pasi kryetarja e tij, Ursula fon der Lajen, e shqetësoi Kievin dhe mbështetësit e tij më të fortë në BE muajin e kaluar duke thënë se korniza për bisedimet nuk do të paraqitej deri në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në qershor. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR