• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bruksel: Rusia duhet të paguajë për ripërtëritjen e Ukrainës

Bruksel: Rusia duhet të paguajë për ripërtëritjen e Ukrainës

Bruksel, 15 shkurt 2023 (MIA) - Misioni suedez i cili për momentin kryeson me BE-në paralajmëroi se do të formohet Grup punues evropian i cili do të shfrytëzojë mjete të ngrira ruse për ripërtëritjen e Ukrainës.

"Grupi do të zbatojë analizë financiare, politike, ekonomike për mundësitë për shfrytëzim të mjeteve të ngrira ruse", kumtoi misioni suedez", transmetoi CNN.

Në kumtesë shtohet se një pjesë e punës së grupit përfshin marrje të "pasqyrës më të qartë" për atë se ku ndodhen mjetet shtteërore ruse dhe vlera e tyre e përgjithshme.

"Rusia duhet të paguajë për ripërtëritjen e Ukrainës. Në të njejtën kohë, kjo nxitës disa çështje të vështira. Gjithçka duhet të bëhet në pajtim me BE-në dhe të drejtën ndërkombëtare. Për momentin nuk ka model konkret", tha kryeministri suedez, Ulf Kristerson.

Drejtori i përgjithshëm i menaxhmentit nacional tregtar suedez, Anders Anhild do tl kryesojë me grupin e punës. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR