• e hënë, 08 korrik 2024

Bruins Slot: Holanda i jep Ukrainës 24 aeroplanë “F-16”, mund t'i përdorë kundër Rusisë

Bruins Slot: Holanda i jep Ukrainës 24 aeroplanë “F-16”, mund t'i përdorë kundër Rusisë

Amsterdam, 1 qershor 2024 (MIA) - Holanda i dhuron Forcave ajrore të Ukrainës 24 aeroplanë luftarakë "F-16" për t'i përdorur kundër caqeve në Rusi, deklaroi sot shefi i diplomacisë holandeze Hanke Bruins Slot, transmetojnë mediat holandeze.

Ajo për agjencinë ANP shtoi se ky vendim nuk kërkon miratimin nga SHBA, ndërsa përdorimi i aeroplanëve nuk kufizohet vetëm në kufirin afër Harkovit, siç është rasti me armët amerikane.

Aeroplani "F-16" është i prodhimit amerikan, kështu që SHBA ka ndikim në vendimet për përdorimin e tyre dhe prej kohësh kanë ndaluar dërgimin e aeroplanëve "F-16" në Ukrainë, theksojnë mediat holandeze.

"Por kufizimet për atë se ku mund t'i përdorë Ukraina nuk u diskutuan kurrë", tha Bruins Slot.

Ministrja në largim mohoi raportet e mëparshme se SHBA duhet të miratojë dorëzimin e këtyre aeroplanëve.

Ukraina pret të marrë 30 aeroplanë belg "F-16", por mund t'i përdorë vetëm kundër caqeve në Ukrainë, pasi këto janë kushte të vendosura nga Belgjika.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR