• e mërkurë, 27 nëntor 2024

“British ervejs” do të rifillojë fluturimet drejt Izraelit

“British ervejs” do të rifillojë fluturimet drejt Izraelit

Londër, 9 shkurt 2024 (MIA) - "British ervejs" njoftoi se në prill do t'i rifillojë fluturimet për për në Izrael, pasi i ndërpreu në tetor për shkak të rreziqeve të sigurisë pas fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Kompania ajrore, e cila është në pronësi të konglomeratit të aviacionit IAG të regjistruar në Londër, njoftoi se do të "rifillojë fluturimet për në Tel Aviv më 1 prill". Linja do të qarkullojë  katër herë në javë, por me avionë më të vegjël se para konfliktit, për shkak të pritjeve për kërkesë më të dobët.

Shumë kompania ajrore pezulluan fluturimet për në Izrael pas fillimit të luftës, por disa kanë njoftuar që atëherë rifillimin e tyre – duke përfshirë Er Frans, Lufthanza dhe Rajaner. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR