• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Britanikët duan të kthehen në BE

Britanikët duan të kthehen në BE

Londër, 15 gusht 2024 (MIA) - Më shumë se gjysma e qytetarëve të Britanisë së Madhe do të votonin për t'u ribashkuar në BE nëse do të mbahej një referendum i ri, tregon një hulumtim kombëtar. Anketa vjen tetë vjet pasi votimi i Bregzitit çoi në daljen e Britanisë nga blloku.

Sipas hulumtimit, i cili përfshiu më shumë se 2,000 qytetarë britanikë në fund të muajit të kaluar, rreth 59 për qind e të anketuarve thanë se do të votonin për kthimin në BE në një referendum të ri hipotetik.

Në të kundërtën, 41 për qind thanë se do të ishin kundër ribashkimit në bllok.

Më shumë se 60 për qind e votuesve thanë se do të mbështesin lidhje më të ngushta me Brukselin që nuk do të përfshinte ribashkimin zyrtar me bllokun ose tregun e tij të vetëm ose bashkimin doganor. Vetëm 17 për qind e të anketuarve e kundërshtuan këtë, ndërsa 20 për qind të tjerë ishin të pasigurt.

Në mesin e votuesve britanikë, rreth 55 për qind besojnë se vendimi i Britanisë së Madhe për t'u larguar nga Bashkimi Evropian është një veprim i gabuar, ndërsa 34 për qind mbeten në atë vendim. qa/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR