• e enjte, 26 dhjetor 2024

Britania e Madhe po thyen premtimin se do t'i heqë të gjitha ligjet evropiane deri në fund të vitit 2023

Britania e Madhe po thyen premtimin se do t'i heqë të gjitha ligjet evropiane deri në fund të vitit 2023

Londër, 10 maj 2023 (MIA) - Qeveria e Britanisë së Madhe sot hoqi dorë nga plani për heqjen e 4000 ligjeve evropiane të mbetura nga sistemi i saj juridik si ish-anëtare e Bashkimit Evropian deri në fund të këtij viti, një synim i vendosur nga konservatorët britanez pas Bregzitit.

Kritikët e konsideruan atë qëllim të paarritshëm.

Qeveria paralajmëroi se në vend të heqjes së tyre, do të hartohet një listë me 600 ligje që do të tërhiqen.

Sekretari për çështje të biznesit të qeverisë, Kemi Badenoh, pranoi në një deklaratë se heqja e të gjitha ligjeve evropiane deri në fund të këtij viti do të krijonte një "rrezik të pasigurisë ligjore".

Deputetja laburiste e opozitës, Xheni Çepmen tha se kjo është një "përmbysje poshtëruese, e plotë e një qeverie të dobët dhe të ndarë".

Mijëra ligje evropiane janë përfshirë në ligjin britanik që kur vendi u largua nga Bashkimi Evropian në vitin 2020, ku kaloi dekada. ls/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR