• e enjte, 26 dhjetor 2024

Britania e Madhe planifikon fluturime vëzhgimi mbi Izraelin dhe Gazën për të locuar pengjet

Britania e Madhe planifikon fluturime vëzhgimi mbi Izraelin dhe Gazën për të locuar pengjet

Londër, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Mbretëria e Bashkuar planifikon fluturime vëzhgimi mbi Izraelin dhe Rripin e Gazës me qëllim që të lokalizojë njerëzit e mbajtur peng nga lëvizja militante palestineze Hamas, njoftoi Ministria britanike e Mbrojtjes.

"Pas sulmeve terroriste të 7 tetorit të vitit 2023 kundër Izraelit, qeveria britanike punoi me partnerët nga i gjithë rajoni për të siguruar sigurinë e njerëzve të cilët janë marrë si pengje, mes të cilëve ka dhe shtetas britanikë", thuhet në kumtesë.

Nga Ministria shtojnë se" siguria e qytetarëve britanikë është prioritet absolut".

"Për të ndihmuar në organizimin e shpëtimit të pengjeve, Ministria e Mbrojtjes së Britanisë do të kryejë fluturime vëzhgimi mbi Mesdheun Lindor, duke u përfshirë edhe në hapësirën ajrore të Izraelit dhe Gazës. Aeroplanët të cilët do i kryejnë këto misione nuk do të jenë të armatosur dhe nuk do të kryejnë misione luftarake", thuhet në komunikatë. ss/

Foto: arkivi MIA-s 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR