• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Britania e Madhe përgatitet për më shumë trazira, kryeministri thërret takim urgjent të "Kobra"-s

Britania e Madhe përgatitet për më shumë trazira, kryeministri thërret takim urgjent të

Londër, 8 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri i Britanisë së Madhe Kir Starmer sot thërret një tjetër mbledhje të komitetit të urgjencës qeveritare, të njohur si "Kobra", njoftoi DPA.

Starmer do të zhvillojë takimin e tretë të tillë, pasi parashikimet për trazira të mëtejshme në vend nuk u realizuan mbrëmë.

Takimi mbahet pas 20 demonstratave dhe pritet sonte të mbahen tre kundërprotesta në të gjithë vendin, kumtoi Këshilli Kombëtar i Shefave të Policisë.

Më shumë se 160 demonstrata ishin planifikuar për natën e kaluar, por vetëm 36 u zhvilluan me "përçarje minimale dhe vetëm disa arrestime", kumtoi këshilli.

Ai shtoi se numri i përgjithshëm i personave të arrestuar në lidhje me trazirat që shpërthyen pas vrasjes së tre vajzave në qytetin anglez Sauthport më 29 korrik arriti në 483. Departamenti i policisë konfirmoi pasditen e sotme se deri më tani janë bërë 149 raportime, me numrin që pritet të "vazhdojë të rritet ndjeshëm". Dhuna tani është kryesisht nën kontroll.

"Tani është e rëndësishme të mos relaksohemi, kështu që më vonë sot do të mbaj një takim tjetër të "Kobra"-s me oficerët e policisë dhe oficerët e lartë të policisë për të reflektuar për natën e kaluar, por edhe për planet tona për ditët në vijim", tha Starmer gjatë vizitës në xhaminë në qytetin Solihall.

Starmer shtoi se nata e kaluar kishte shkuar "më mirë se sa pritej" dhe sugjeroi se forcat policore shtesë dhe dënimet e shpejta për ata që u përfshinë në trazirat ishin arsyeja që nuk kishte trazira.

"Kemi arritur të tregojmë se sistemi ynë i drejtësisë penale funksionon shpejt. Dje pamë dënimet e të përfshirëve në trazirat e pak ditëve më parë, disa prej të cilëve deri në tre vjet. Dërgoi një mesazh shumë të fortë", tha kryeministri. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR