• e enjte, 26 dhjetor 2024

Britania e Madhe ka paralajmëruar për një sulm të mundshëm terrorist në Suedi

Britania e Madhe ka paralajmëruar për një sulm të mundshëm terrorist në Suedi

Londër, 14 gusht 2023 (MIA) - Britania e Madhe mbrëmë paralajmëroi qytetarët e saj që udhëtonin në Suedi për terrorizëm të mundshëm pasi djegia e librave të shenjtë nga aktivistët anti-islamik zemëroi myslimanët.

Ministria e Jashtme britanike kumtoi se autoritetet suedeze me sukses kanë parandaluar disa sulme të planifikuara dhe arrestime, shkruajnë mediat britanike.

"Duhet të jeni të kujdesshëm në këtë pikë. Terroristët ndoshta do të përpiqen të kryejnë sulme në Suedi", thuhet në kumtesë, duke shtuar se objektivi mund të jenë vendet e vizituara nga të huajt.

Këshilltari qeveritar suedeze për siguri kombëtare, Henrik Landerholm, e pranoi vlefshmërinë e deklaratës së Britanisë së Madhe dhe përsëriti se djegia e librit të shenjtë Kuranit e kërcënon siguronë në vendin e tij. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR