• e enjte, 26 dhjetor 2024

Britania e Madhe, Italia dhe Japonia nënshkruan marrëveshje për zhvillim të përbashkët të aeroplanit luftarak nga gjenerata e ardhshme

Britania e Madhe, Italia dhe Japonia nënshkruan marrëveshje për zhvillim të përbashkët të aeroplanit luftarak nga gjenerata e ardhshme

Londër, 14 dhjetor 2023 (MIA)- Britania e Madhe, Italia dhe Japonia nënshkruan marrëveshje për program të përbashkët për zhvillimin e aeroplanit të ri luftarak, njofton DPA-ja.

Ministri britanik i Mbrojtjes Grant Shaps deklaroi se marrëveshja parashikon që selia e programit të sapokrijuar trepalësh të aviacionit luftarak global të jetë në Britani.

Para një viti, presidenti Rishi Sunak paralajmëroi fillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim të avionëve luftarak të cilët kanë aftësi hipersonike dhe teknololgji më moderne. Ata janë të njohur në Britaninë e Madhe si "Tempest", kurse Londra ka ambicie të futet në shërbim deri në vitin 2035 dhe të ndërrojë aeroplanët luftarak Tajfun.

Shapsi e vizitoi Tokion për të nënshkruar marrëveshjen bashkë me kolegët e tij japonez dhe italian Minoru Kihara dhe Gvido Krozeto.

Sipas Shapsit, aeroplanët e ardhshëm Burja do të kenë sistem të fuqishëm radar që do japin 10 mijë herë më shumë të dhëna nga radarët e tanishëm. Sistemet e brendshme do të punojnë me inteligjencë artificiale dhe mësim makinerik për të "maksimizuar efektin" e arsenalit.

Deri në vitin 2025 Britania e Madhe për projektin do ndajë rreth dy miliardë paund. ss/

Foto: arkivi MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR