• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Britania e Madhe i dërgon Ukrainës dyqind raketa për mbrojtje ajrore

Britania e Madhe i dërgon Ukrainës dyqind raketa për mbrojtje ajrore

Londër, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Britania e Madhe dërgon rreth 200 raketa kundërajrore në Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen e civilëve dhe infrastrukturën nga bombardimet dhe sulmet ruse me fluturake pa pilot, kumtoi sot Ministria britanike e Mbrojtjes.

"Putini po i teston forcat mbrojtëse të Ukrainës dhe vendosmëria e Perëndimir, duke shpresuar se do të fitojë kur gjithçka do të çojë drejt humbjes së tij. Por, ai gaboi", tha ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shaps në fjalët drejtuar presidentit rus, Vlladimir Putin.

Ai shtoi se "tani është koha që bota e lirë të bashkohet dhe t'i dyfishojë përpjekjet e veta për t'ia dhënë Ukrainës atë që i duhet për të fituar".

Raketat për mbrojtje kundërajrore, të prodhuara në Britani të Madhe nga koncerni MBDA janë dizajnuar të lansohen nga aeroplanë, përfshirë edhe gjuajtës Tajfun dhe F-35, shtoi Ministria britanike e Mbrojtjes. Për dy vite, Britania i dha Ukrainës ndihmë ushtarake në vlerë të prëgjithshme prej 4,6 miliardë funtave (5,9 miliardë dollarë).

Ukraina sot kumtoi se Rusia ka gjuajtur gjithsej 122 predha dhe dhjetëra fluturake pa pilotë ndaj caqeve në tërë vendin, me ç'rast jetën e humbën së paku 30 njerëz. Së paku 144 persona janë lënduar, ndërsa nuk dihet numri i të ngujuarve nën rrënoja të cilët mbetën nga sulmi rus pothuajse 18-orësh, kumtuan autoritetet ukrainase. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR