• e enjte, 26 dhjetor 2024

Britania e Madhe do t'i shpërndajë aeroplanët e saj luftarakë Tajfun në Poloni

Britania e Madhe do t'i shpërndajë aeroplanët e saj luftarakë Tajfun në Poloni

Mançester, 2 tetor 2023 (MIA) - Britania e Madhe po shpërndan aeroplanë RAF Tajfun në Poloni që të ndihmojë në mbrojtjen e vendit nga kërcënimi nga agresioni rus, njoftoi ministri i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Grant Shaps gjatë fjalimit në konferencën e Partisë Konservatore në Mançester. 

Në fjalimin e tij në konferencë Shaps foli për mënyrën në të cilën Britania e Madhe e mbështet NATO-n.

Ministri i Mbrojtjes tha se derisa flet, aeroplanët ushtarakë Tajfun po zbresin në Poloni. 

Sipas Bi-Bi-Si, Sharps ka thënë se dy aeroplanët lufatarakë britanikë duhej ta mbronin Poloninë, ku së shpejti duhet të mbahen zgjedhjet parlamentare, nga përzierja ruse. Ai, gjithashtu, tha se nën udhëheqjen e Rishi Sunak, Partia Konservatore e vendos Britaninë e Madhe në zemrën e NATO-s. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR