• e enjte, 26 dhjetor 2024

Britania e Madhe dhe SHBA-ja vendosën sanksione kundër hakerëve rus për spiunim kibernetik

Britania e Madhe dhe SHBA-ja vendosën sanksione kundër hakerëve rus për spiunim kibernetik

Londër, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Britania e Madhe dhe SHBA-ja shpallën sanksione për dy hakerë rusë për, siç bëri të ditur Ministria britanike e Punëve të Jashtme, përpjekjes shumëvjeçare, por të pasukseshme për përzierje në politikë të spiunëve kibernetikë rusë.

"Grupi i hakerëve, i quajtur Lumi i Ftohtë (Cold River) nga hetues për siguri kibernetike, i cili punon për shërbimin federal rus të sigurisë tashmë disa vite synon politikanë, gazetarë dhe grupe jofitmprurëse britanike", njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Ministria e Punëve të Jashtme shtoi se ambasadori rus ishte thirrë në lidhje me këtë.

Në janar të këtij viti, mediat perëndimore informuan se Lumi i Ftohtë është aktivizuar në tri laboratorë për hulumtime bërthamore në SHBA. Sot, një funksionar i lartë amerikan konfirmoi se Lumi i Ftohtë me sukses ka sulmuar një nëpunës në Ministrinë e Energjetikës. 

Moska njoftoi se nuk ka dëshmi për akuzat për fushatë për spiunim digjital. 

Grupi, i cili njihet edhe si "Kalisto" ose "Stuhia e yjeve", për herë të parë e tërhoqi vëmendjen e specilistëve të inteligjencës pasi në vitin 2016 e sulmoi Ministrinë britanike të Punëve të Jashtme. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR